Vazhdojnë udhëtimet e mundësuara nga Telekom për fituesit e “Connected Europe”

 

Të tjerë fitues kanë udhëtuar këtë fundjavë në vendet e tyre të preferuara falë Telekom Albania. Disa nga fituesit e fushatës “Connected Europe”, që nisi dy muaj më parë kanë udhëtuar drejt Maqedonisë dhe Sllovakisë. Këto ishin dy shtete të përzgjedhur prej tyre dhe ata udhëtuan bashkë me personin e dëshiruar për të përjetuar eksperiencën e preferuar.

I gjithë publiku pati mundësi të aplikojë në faqen zyrtare të Telekom Albania midis datave 3-23 korrik. Çdo përdorues i Facebook mund të zgjidhte eksperiencën që dëshironte të përjetonte dhe natyrisht personin me të cilin do t`i ndante çastet e paharruara, duke aksesuar aplikacionin “Connected Europe”.

Telekom përgatiti një guidë posaçërisht për fituesit në mënyrë që të përjetojnë udhëtimin e ëndrrave në shtetet që kanë zgjedhur. Fituesit që u bënë pjesë e saj këtë fundjavë janë: Elona Islamllari, Leonard Hala, Indrit Bilbili dhe Irena Bilbili, të cilët vizituan Maqedoninë dhe Sllovakinë.

Elona u shpreh: “Jam shumë e emocionuar jo sepse është një udhëtim më shumë në jetën time po për faktin se është në trojet shqiptare. Simpatia ime për liqenin e Ohrit është e hershme. Ky udhëtim do të mbetet akoma më i veçantë në kujtesën time pasi vjen si dhuratë nga vëllai, i cili ishte fituesi real”.

Ndërsa Indriti që kishte zgjedhur Sllovakinë si destinacionin e tij të preferuar u shpreh se: “Bratislava ishte një destinacion perfekt për t`u zbuluar. Kjo u bë e mundur vetëm falë Telekom Albania. Eshtë një fat i madh për mua që arrita të vizitoj një nga kryeqytetet më të mrekullueshme europiane. Ky me siguri do të jetë një nga udhëtimet më fantastike që kam bërë ndonjëherë. Bratislava është një qytet plot histori, kulturë e gjallëri të cilat i përjetova nga afër. Falenderoj pafund Telekom për mundësinë e dhënë”.

Të tjerë fitues kanë vizituar përgjatë këtyre muajve shtete të ndryshme si: Kroacia, Mali i Zi, Polonia, Austria apo Hungaria. Një pjesë e mirë e tyre e kanë shijuar këtë eksperiencë duke u kthyer të surprizuar dhe të çlodhur. Ndërsa disa të tjerë morën pjesë në koncertet live të Electronic Beats në disa kryeqytete europiane. Secili prej tyre ka përfituar falas udhëtimin për tre ditë dhe qëndrimin. E gjithë përzgjedhja e fituesve të “Connected Europe” është bërë në mënyrë elektronike, bazuar në një algoritëm me përzgjedhje rastësore.

Telekom Albania, si pjesë e familjes Deutsche Telekom do të vazhdojë ta bëjë publikun shqiptar të ndihet pjesë e rrjetit që lidh Europën.

 

SHKARKO APP