Vazhdon drama pas aksidentit tragjik, mjekja: Nëna është permendur, kërkon fëmijët
Pas aksidentit tragjik në rrugen Shkoder Velipojë, ka folur gjatë ditës së sotme mjekja e spitalit të Shkodrës Dhurata Uruci, e cila ka deklaruar për mediat, se, nëna është permendur dhe po kërkon fëmijët. Tre të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jeten ka thënë mjekja
Nëna 36 vjecare nuk është në dijeni të tragjedisë së rëndë që ka ndodhur ku ka hmbur dy femijët dhe burrin në aksidentin tragjik të një nate më parë.
Vajza 10 vjeçare sipas mjekes është në gjendje kome. Ndërsa pasgjerët e makinës tjeter dhe nena e femijëve janë jashtë rrezikut për jeten, njofton report tv, pas një bisede me mjeken e spitalit të Shkodres.
Ndërkohë banorët janë shprehur se si ky aksident nuk kishin parë prej vitesh. “Kemi parë tmerr me sy,”- janë shprehur banorët.
Aksidenti i tmerrshëm ndodhi mbrëmjen e kaluar në rrugën e plazhit në Velipojë dhe i mori jetën 3 personave të të njëjtës familje.
Edmond Preka po udhëtonte me gruan dhe tre fëmijët e tij.
Një parakalim i gabuar i një fuoristrade bëri që të vdesë Edmond Preka, bebja 6 muajshe dhe vajza tjetër Ajsel, nga e njëjta familje. /Faxnews



KOHA JONË SONDAZH

