Vazhdon goditja e lojërave të fatit

Policia e Shtetit vazhdon kontrollet në pikat e llotove, të cilat sipas ligjit të ri janë të paligjshme që prej datës 1 Janar 2019.

Në Mallakastër u konstatua një subjekt që shërbente për zhvillimin e lojërave të fatit. Policia sekuestroi një tavolinë pokeri dhe një kuti me chipsa.

Për këtë rast u procedua penalisht në gjendje të lirë 26-vjeçari me iniciale K.M për veprat penale “organizim i llotarive të palejuara” dhe “vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia thotë se kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë Shqipërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?