Vazhdon masakra e pyjeve

Korça eshte nje nga qytetet qe nevojen per dru zjarri e ka me te larte, per shkak te klimes dhe faktit qe shumica e popullesise atje perdorin pikërisht këtë lëndë për ngrohje. Sipas studimit te INSATIT, nevojat per dru zjarri per Qarkun e Korçes jane afersisht 300.000 meter kub dru. Ndërkohë nga Drejtoria Pyjore Korçë vetëm për 2014 është dhënë leje shfrytëzimi për prerjen e rreth 10 mijë m3 dru. Nga këto, rreth 4000 janë eksportuar.

Për këtë arsye, edhe prerjet e paligjshme në pyjet e kësaj zonë janë edhe më të shpeshta. Fiks Fare ndërmorri një investigim për të nxjerrë në pah dëmin real që po i shkaktohet pyjeve shtetërorë dhe zonave të mbrojtura, duke sjellë pamje ekskluzive të flimuara nga helikopteri.

Shkaktari kryesor i shkaterrimit te pyjeve ne kete zone jane prerjet e paligjshme. Në pyjet e Ersekës kjo dukuri duket sikur nuk do të zhduket asnjëherë. Jo vetëm indvidë, por edhe firma janë duke shfrytëzuar lejen e dhënë nga drejtoria për të prerë në mënyrë të paligjshme. Pavarësisht se sasitë e prera janë të bllokuara nga Inspektorët, një firmë nga Shkodra duket sikur nuk pyet as për polici dhe as për inspektorët e Drejtorisë Pyjore. Një punëtor i cili pristë dru në këtë zonë pranon për kameran e Fiksit që firma që ka prerë pyllin ka leje, por pavarësisht kësaj, një sasi shumë e madhe druri është bllokuar nga policia. Ndërkohë nga pamjet eksluzive të sjella nga Fiks Farë të filmuara nga helikopteri në Qafën e Dëllënjës, janë me qinda m3 dru që pritet të ngarkoher nga firma që ka leje shfrytëzimi.

Drejotri I Pyjores Korçë, Arsen Selimi, i pyetur nga Fiks Fare lidhur me këto probleme nuk pranon të flasë duke deklaruar që s’ka asnjë informacion. Madje duke mos na dhënë informacionin e kërkuar brenda 10 ditëve, ashtu siç e parashikon edhe ligji. Ndërkohë kanë kaluar më shumë se dy javë dhe drejtori i këtij institucioni, pavarësisht telefonatave të shumta dhe mesazhave, nuk na ka kthyer një përgjigje lidhur me problemet e ngritura.

Sipas përgjegjësit të Pyjores Ersekë, zona në të cilën është dëmtuar më shumë për shkak të prerjes: “Për qafen Dëllinjës është dhënë një leje shfrytëzimi. Por firma ka dalë jashtë lejes. Kemi bllokuar sasinë e druve, por s’po bëjmë dot kolaudimin. Ka që në muajin gusht ose më përpara që ne nuk po e mbyllim dot. Si parcel ajo është ende e hapur. Me këtë çështje është marrë edhe policia, madje është çuar edhe në prokurori”.

 

Fiks Fare mori nje helikopter dhe xhiroi masakrën ne pyje në Juglindje te vendit, ku prerjet jane masive. Pamjet me helikopter në Lenije, Dardhe (zone e mbrojtur, por ka prerje dhe djegie), Qafe e Dellenjes, Germenj (zone e mbrojtur), tregon që situata është alarmante dhe shteti duhet të ndërhyjë menjëherë. Sipas informacionit që ne morëm pranë Doganës së Kapshticës, vetëm këto dy muajt e fundit janë eksportuar dru zjarri rreth 1500 m3. 

SHKARKO APP