Vazhdon mbledhja e komisionit të mandatëve për deputetin e PS-së

 

Imunitetit i Armando Prengës, mblidhet Këshilli i Mandateve

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për autorizim nga ligjvënësit shqiptarë për arrestimin e shtetasit Armando Prenga, me funksion deputet, për shkak të konsumimit – siç dyshohet, – të veprave penale të “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “plagosje e rëndë me dashje” dhe “kanosje”. Deputeti i Partisë Socialiste mbërriti rreth orës 19:30 minuta në Kryesinë e Kuvendit i shoqëruar nga forcat e policisë. Seanca drejtohet nga Kryetari i Kuvendit, zoti Ilir Meta, ndërsa është më dyer të hapura.

Prokurorët: Të arrestohet deputeti Prenga

Përfaqësuesit e Prokurorisë kanë kërkuar gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve autorizim për arrestimin e deputetit Prenga, pasi sipas prokurorisë ai ka qënë i armatosur në konfliktin me familjen Cali për zotërimin e Lagunës së Patokut. “Prenga shkoi në lokalin e shtetasit Gjok Cali, ata janë përplasur në Fushë Kuqe”, thuhet nga Prokuroria, ndërsa më pas theksohet se “Ai ka përdorur armë zjarri duke plagosur në këmbë Tom Calin”, afër komisariatit. Prokuroria ka vërtetuar se, “Nga arma me Tweet 1 Postuar në: 19:40 06/09/2015 Imunitetit i Armando Prengës, mblidhet Këshilli i Mandateve Share 25 Tweet 1 të cilin ka qënë i pajisur me leje deputeti nuk është kryer qitje”. Ata thonë se arma me të cilën ka qëlluar ka qënë pa leje. Prokuroria ka artikuluar edhe 3 veprat penale që rëndojnë mbi Prengën; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Kanosje” 

SHKARKO APP