Vdekja e 13-vjeçares, familjarët: E kanë vrarë

Familjarët e 13-vjeçares që ndërroi jetë në rrethana të paqarta, deklarojnë se vajza është vrarë me armë zjarri. Ata thonë se e ndjera ishte në banesë me vëllanë dhe nusen e tij në momentin që ka ndodhur ngjarja.

Sipas tyre, Xhevat Braja kur është kthyer nga puna e ka gjetur vajzën të shtrirë dhe pa shenja jetë në divan.

”Vajza është qëlluar me armë zjarri. Në shtëpi ka qenë vëllai i vajzës dhe nusja e tij. Xhevat Braja kur është kthyer nga puna e ka gjetur vajzën të shtrirë dhe pa shenja jetë në divan”,-janë shprehur ata.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja u regjistrua mbrëmë në zonën e Babrrusë, aty ku e mitura jetonte bashkë me prindërit e saj, të cilët janë shurdhmemecë. Fillimisht u raportua se vajza është gjetur nga babai me plagë thike në trup dhe më pas është shoqëruar për në spitalin e Traumës, ku ka humbur edhe jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?