Vdekja e 19-vjeçarit ne Portin e Durrësit, arrestohen 3 punonjës për shkeljen e rregullave

Tre punonjës të portit të Durrësit janë arrestuar ditën e sotme, pas ngjarjes së rëndë ku një 19-vjeçar u godit nga vinçi dhe si pasojë ndërroi jetë.

I riu humbi jetën gjatë një aksidenti në punë, pasditën e djeshme, ndërsa sot policia ka kryer arrestimin e manovratorit të mekanizmit stivues të kontenierëve, kryemekanikut të ofiçinës dhe përgjegjësit të turnit në terminalin e kontenierëve nën akuzën e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë.

Si pasojë janë arrestuar punonjësit:

-R. B., 27 vjeç, me funksion përgjegjës turni, në firmën përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit.

-N. V., 64 vjeç, me funksion manovrator i makinerisë.

-B. T., 42 vjeç, me funksion kryemekanik i ofiçinës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë sepse, për shkak të moszbatimit të rregullave të mbrojtjes në punë, ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Sheshi i Kontenierëve” në portin e Durrësit, punonjësi i kësaj firme, shtetasi R. B. është aksidentuar me pasojë vdekjen, nga një mjet pune i kësaj firme, që po drejtohej nga shtetasi N. V.

SHKARKO APP