Vdekja e 20-vjeçares pas lindjes, reagon spitali i Gjirokastrës

Spitali i Gjirokastrës ka reaguar përmes një njoftimi për vdekjen e 20-vjeçares pas lindjes. Në reagim thuhet se e reja pati komplikacione të rënda dhe se mjekët nuk e neglizhuan rastin.

NJOFTIMI I PLOTË
Spitali Rajonal i Gjirokastrës u shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjen e të ndjerës, 20 vjeçares me inicialet K.M., e cila është trajtuar në këtë spital mbrëmjen e djeshme.
Menjëherë sapo është paraqitur në spital 20 vjeçarja është asistuar nga mjekët dhe ka sjellë në jetë foshnjen e saj shëndoshë e mirë.
Pas ndërhyrjes operatore, e reja ka patur komplikalcione të rënda dhe megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë.
Pritet të kryehet ekspertiza mjekoligjore për ngjarjen.
Spitali i Gjirokastrës siguron qytetarët që stafi i kualifikuar i spitalit tonë është në shërbim 24/7 për pacientët.

SHKARKO APP