Vdekja e 23-vjeçarit në Bulqizë, shoku: Nuk e vrava unë, na qëlluan

Ngjarja e rëndë që u raportua sot në Bulqizë, ku një 22-vjeçar humbi jetën si pasojë e një goditjeje me armë zjarri mund të ketë një tjetër dinamikë.

Sipas njoftimit të policisë, Elidon Basha dyshohet të jetë qëllua gabimisht nga shoku i tij Klodian Kola me të cilin kishin dalë për gjueti.

Por 27-vjeçari Kola e ka mohuar këtë skenar në polici. Sipas burimeve të ABC News, ai ka deklaruar se nuk e ka qëlluar Elidon Bashën dhe se ky i fundit është qëlluar nga persona të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse dëshmia e Kolës vërtetohet atëherë ngjarja merr një tjetër rrjedhë pasi do të kemi të bëjmë me një vrasje me paramendim. Megjithatë, Elidon Basha mbrëmjen e djeshme nuk ndërroi jetë pasi u qëllua me armë zjarri. Kjo i shkaktoi atij plagë dhe humbje gjaku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rreth orës 23:00 ai ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Bulqizës por duke qenë se aty nuk ka kirurg është transportuar në spitalin e Peshkopisë. Gjendja e të riut është përkeqësuar dhe për këtë arsye ai është dërguar me urgjencë për në Tiranë por fatkeqësisht ka ndërruar jetës rrugës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?