Vdekja e 27 vjeçarit në Korçë, Basha: Makabre, nuk është ngjarje sporadike
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë dje në Korçë, ku një 27 vjeçar u u gjet pa jetë në dhomat e paraburgimit.
Ai shkruan se kërkon një zbardhje të plotë të kësaj ngjarje makabre dhe se autorët duhet të dënohen me ashpërsinë e ligjit.
Reagimi
Denoj me force vrasjen makabre brenda komisariatit te policise te 27 vjecarit Enea Ftoi, sot ne Korce.
Ky krim cnjerezor eshte shkaktuar nga tortura barbare ndaj te riut rom qe eshte dhe babai i 3 femijeve. Une dhe Partia Demokratike kerkojme hetim te menjehershem dhe transparence te plote, se kush eshte ai, ose ata qe kryen kete krim makaber. Te dalin ne drite emrat e tyre dhe te hetohen e te perballen me ashpersine e ligjit.
Kjo nuk eshte nje ngjarje sporadike. Eshte ne fakt, produkti i nje policie qe eshte vene ne sherbim te shefave qeveritare, te bandave, te kapove, te vellezerve te ministrave e kryeministrit.
Kjo polici qe sherben krimin dhe qeveritaret e lidhur me krimin, i merr shpirtin ne torture te pamundurit. Cdo polic qe nuk zgjedh ligjin dhe uniformen, por krimin, urdherat dhe sherbimin ndaj kapove, do te pergjigjet para ligjit, pa asnje diskutim.
KOHA JONË SONDAZH

