Vdekja e 27-vjeçarit/Urgjenca Kombëtare: Telefonoi që më 21 korrik, humbi jetën nga…

Urgjenca Kombëtare ka reaguar në lidhje me vdekjen e 27-vjeçarit nga Kavaja. Përmes një njoftimi zyrtar, QKUM shkruan se i riu ka telefonuar për herë të parë në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127, në datën 21 korrik, rreth orës 14:00 dhe ka thënë se është infektuar me Covid-19 dhe vuante nga hepatiti B. Më pas shtohet se pacienti është vizituar nga një mjek pneumolog dhe me mjekun hematolog, por pas një ore ai kishte telefonuar sërish dhe kishte kërkuar ndihmë. Urgjenca shkruan se mjekët kanë shkuar sërish tek baensa e viktimës dhe më pas ai është shtruar në spital, por ka humbur jetën si pasojë e aksidentit cerebral vascular.

NJOFTIMI I PLOTË

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore sqaron opinionin publik në lidhje me humbjenn e jetës së 27 vjeçarit nga Kavaja. QKUM ngushëllon familjarët për hubjen e jetës së djalit 27 vjeçar. Lidhur me dezinformimin e përhapur në media se të riut i është mohuar shërbimi mjekësor, sqarojmë si vijon:

Pacienti me inicialet A.C, 27 vjeç, ka telefonuar për herë të parë në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127, në datën 21 Korrik, rreth orës 14:00. Pacienti referon se është Covid-19 pozitiv dhe vuante nga drepanocitoza dhe hepatiti B. Ka shkuar ekipi mjeksor i spitalit Kavajë dhe pasi e ka bërë vizitën mjeksore ka aplikuar një terapi për qetësimin e simptomave të sëmundjes. Pacienti ishte vizituar edhe nga një mjek pneumolog dhe kishte bërë një konsulencë me mjekun hematolog.

Pas një ore qytetari telefonon përsëri 127 duke referuar se nuk po qetësohej. Është dërguar përsëri ekipi mjeksor dhe pacienti është transportuar në spitalin infektiv në QSUT në Tiranë, ku është shtruar që prej datës 21 korrik me kod të verdhë, brenda ditës kur ka telefonuar. (rekordet bashkëlidhur).

Duke hedhur poshtë çdo aludim të pavërtetë për punën e palodhur të ekipeve mjekësore të Urgjencës mjeksore, sqarojmë opinionin publik se Urgjenca Kombëtare është në shërbim 24/7 me profesionalizëm për t’ju përgjigjur nevojave të qytetarëve, jo vetëm pacientëve me COVID por të gjitha patologjive në të gjithë vendin.

27 vjeçari ka marrë ndihmën mjekësore për disa ditë në spitalin infektiv, ku megjithë përpjekjet e stafit, nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e aksidentit cerebral vascular. 27-vjeçari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për Covid-9.

SHKARKO APP