Vdekja e 32-vjeçarit, gazetarja Lala rendit një sërë pikash të cilat i sheh të errëta

Humbi jetën 32-vjeçari, Lear Kurti pasi gëlltiti një sasi droge, apo nga dhuna e Policisë së Shtetit? Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala ka renditur një sërë pikash të cilat i sheh të errëta në këtë ngjarje dhe ka deklaruar se u duhet dhënë përgjigje që të kemi një pamje më të qartë të gjithçkaje që ka ndodhur.

”Leari është shoqëruar nga punonjësit e policisë rreth orës 23 mbrëmë. Është identifikuar dhe është shoqëruar në komisariat nga një patrullë tjetër.

Në komisariantin 3 ka pasur shenjat e para të dridhjeve dhe më pas është shoqëruar në Traumë ku u tha se mbërriti i vdekur. E gjitha kjo zgjati rreth 45 minuta. Analizat toksikologjike e të thelluara po kryhen e duan deri në 6 javë të kemi përgjigje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk jam e prirur ti besoj Agjencisë për faktin se ka gëlltitur drogë, pasi në krye është Ardi Veliu që ishte në detyrë kur u mundua të mbulohej rasti i Klodian Rashës. Është po ai zyrtar policie që tentoi të mbulonte ngjarjen e Elbasanit me vdekjen e Pjerin Xhuvanit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?