Vdekja e 4 turistëve rusë, zbardhet dëshmia e 30-vjeçares nga Ukrania që shërbeu si guidë

Maria Bucakiskam nga Ukrania, ishte operatorja turistik e katër rusëve që u gjetën të vdekur në nj resort në Qerret, ku ka rrëfyer para hetuesve të gjithë itenerarin e përshkruar nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri dhe ushqimet që ata kanë konsumuar.

30-vjeçarja që shërbeu si guidë në Shqipëri për familjen Burenkova, thotë se Sergei e Natalia Burenkov, vajza e tyre Ekaterina dhe dhëndri Nikita Belousov ishin shumë të kënaqur me udhëtimin dhe nuk kanë treguar asnjë shenjë shqetësimi shëndetësor apo të ndonjë natyre tjetër.

Sipas deklarimeve të Bucakiskam, të gjithë pjesëtarët e grupit, përfshirë edhe 4 turistët e ndjerë, kanë porositur thuajse të njëjtat ushqime. 30-vjeçare shprehet me siguri se përsa kohë kanë qenë në shoqërinë e saj, nuk i kanë dhënë asnjë shenjë që të ishin persona që kishin varësi nga alkooli apo lëndë të tjera.

Hetuesit po presin ekspertizat lidhur me klorin e ujit të pishinës, si edhe mundësinë e helmimit nga ndonjë gaz i mundshëm, pavarësisht se në vendngjarje nuk u gjetën shenja të kësaj natyre. Prokuroria është fokusuar në pistën e vrasjes.

SHKARKO APP