Vdekja e 56-vjeçarit, shoqërohet autori i dyshuar

Policia dhe Prokuroria e Korçës, janë në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore, që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së 56-vjeçarit në Korçë. Burime nga policia e Korçës, thanë se nga këqyrja paraprake e viktimës, janë konstatuar gjurmë gjaku dhe hematoma në fytyrën e Novruz Shytit.

Ende policia nuk mund të konkludojë, nëse plagët janë shkaktuar gjatë konfliktit me Emiljano Nazifin, apo janë pasojë e humbjes së ekuilibrit dhe rënies përtokë të viktimës. Mësohet se Emiljano Nazifi është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje.

Pritet që 56-vjeçari t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, e cila do të kryhet nga një grup mjekësh të Institutit të Mjekësisë Ligjore që pritet të mbërrijnë në morgun e Korçës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?