Vdekja e 7-vjeçares/ Qytetarët marshojnë në heshtje në Shëngjin

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Himarë, ku humbi jetën një 7-vjeçare pasi u përplas me skaf nga ish-oficeri i policisë, Arjan Tase, qytetarët në Shëngjin kanë marshuar në shenjë homazhi.

Me lule të bardha në duar, qytetarët kanë marshuar drejt bregdetit ku kanë mbajtur një minutë heshtje.

I pranishëm ishte dhe Dom Gjergj Meta i cili në breg të detit ka bërë edhe një lutje për shpirtin e Jonadës së vogël. Qytetarët më pas kanë hedhur lulet në det, si shenjë përkujtimi të 7-vjeçares.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?