Vdekja e Blertës, anestezisti në gjendje kome, vëllai: Jo humbje të dytë
Anestezisti Tefik Zhurda vijon të jetë në koma, daja i Blertës hedh dyshime për moszbardhjen të ekspertizës mjeko-ligjore
Redjon Shylla
Komplikacioni i rrallë që i mori jetën në sallën e operacionit, 15- vjeçares Blerta Pepa, tronditi anestezistin Tefik Zhurda, por mbi të gjitha familjen, e cila hedh akuza të rënda drejt spitalit, ku dhe insiston se ende ekspertiza mjeko-ligjore nuk ka dalë. Pas ngjarjes tragjike në spitalin privat “Continetal” Zhurda tentoi vetëvrasjen pas komplikacionit të rrallë hipetermia malinje, që i ndodhi Pepës, informacion sipas spitali dhe stafit mjekësor.
Informacioneve konfidenciale që vijnë nga bluzat e bardha, pohojnë se anestezisti vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, ende në koma. Tefik Zhurda është një nga tre mjekët e proceduar penalisht për rastin e Blerta Pepës po lufton me vdekjen. Ai vazhdon të jetë në gjendje kome në Spitalin e Traumës dhe sipas kolegëve për ta mbajtur në jetë duhet një trajtim më i specializuar jashtë vendit.
Stafi i Spitalit të Traumës po shikon edhe mundësinë e dërgimit të tij jashtë vendit, për një mjekim më të specializuar, si pasojë e dëmtimeve që kanë i shkaktuar preparatet e anestezisë, që 53-vjeçari i injektoi vetes në kushtet e një shoku psikologjik. Hetimet për vdekjen e Blerta Pepës, mbeten në pritje të aktit të plotë të ekspertizës mjeko-ligjore. Ngjarja i shkaktoi Zhurdës një gjendje shoku, ku edhe kolegu i tij, mjeku anestezist, pohon se të kesh në dorën jetën e një fëmije, ku të mos kesh mundësi t’i bësh gjë, “edhe unë do jepja veten kokë më kokë pasi nuk mund të jetoj me kokën prapa nga frika për fëmijët e mi, pasi siç e dimë, ne kemi traditën e hakmarrjes”, thotë Vaso.
Mjekët: Shok psikologjik
Kur mësoi se 15-vjeçarja Blerta Pepa, kishte humbur jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale në gju, Zhurda ishte futur në një nga dhomat e spitalit, ku injektoi në trup edhe medikamentin e narkozës. “Gjendja e doktorit vijon të jetë e rëndë. Ai po vijon të qëndrojë në reanimacion me frymëmarrje të drejtuar. Mund ta çojmë jashtë vendit”,- tha mjeku Apostol Vaso. Kolegët e Zhurdës thonë se rasti i tij është një fatkeqësi që mund t’i ndodhë kujtdo dhe sipas tyre, në Shqipëri presioni është i papërballueshëm nga frika e hakmarrjes. “Shyqyr që nuk më ndodhi mua. Të kesh në duar një fëmijë në lule të rinisë dhe të mos kesh mundësi t’i bësh gjë… Kam përfytyruar pozitën e Tefikut dhe presionin që do ushtrohej ndaj mjekëve dhe edhe unë do jepja veten kokë më kokë pasi nuk mund të jetoj me kokën prapa nga frika për fëmijët e mi, pasi siç e dimë, ne kemi traditën e hakmarrjes”, thotë mjeku anestezist Apostol Vaso.
Mjekësia ligjore
Ngjarja e rëndë, në fakt, akoma nuk është zbardhur. Edhe pse u përhap lajmi se ekspertiza vërtetoi komplikacionin e nxjerrë edhe nga deklarata e mjekëve të spitalit, por familjarët këmbëngulin që ende nuk ka dalë asnjë ekspertizë mjeko-ligjore.
Vëllai rrëfen sorollatjet që çuan në fundin fatal
Daja dhe vëllai i Blertës kanë qenë të ftuar tek emisioni “Rudina” për të treguar një të vërtetë tjetër. “Gjatë ditës, në dhomë nuk ka pasur fare shërbim. Blerta kishte ankth, as në dhomën e saj nuk ishte dhënë asnjë informacion se çfarë po ndodhte. Përkujdesja ishte zero. Mjeku konsultohet me familjen dhe me motrën për të gjitha problemet shëndetësore që nga lindja deri në atë ditë. Por kjo konsultë nuk u bë”-shpjegon Rolandi.
Ngjarja e rëndë, në fakt, akoma nuk është zbardhur. Edhe pse u përhap lajmi se ekspertiza vërtetoi komplikacionin e nxjerrë edhe nga deklarata e mjekëve të spitalit, por familjarët këmbëngulin që ende nuk ka dalë asnjë ekspertizë mjeko-ligjore.
“Deri më sot nuk është e vërtetë që ky konkluzion ka dalë. Është një proces që ka nevojë për disa testime, disa analiza. Deri në këtë moment që flasim, nuk ka asnjë rezultat, as paraprak, as zyrtar”,-thotë daja i Blertës duke hedhur kështu dyshime të tjera për ngjarjen e rëndë.
Familjarët, në mesazhin e tyre thanë se nuk duan kurrsesi ta denigrojnë figurën e mjekut, sepse e dinë që asnjë mjek nuk dëshiron që të humbasë pacientin e vet, por kërkojnë që të zbardhet e vërteta dhe të tregohet kujdes me këtë rastet, në mënyrë që të mos ketë raste të tjera më pas.
KOHA JONË SONDAZH

