Vdekja e Dr. Florit/ Mjekët kërkuan nga e shoqja që këngëtari të çohej vetë nga e shoqja në spital

Por, mjekët në mënyrë skandaloze kanë kërkuar nga bashkëshortja e tij, që ta çonin vetë në spital.

Kjo është pohuar nga pastor Fitor Muça në emisionin “Opinion”.

Ai ka thënë se kishte qenë në momentet e fundit të jetës së Dr. Florit, pasi ishte marrë në telefon nga e shoqja e këngëtarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

E kishin marrë urgjencën në telefon, por ajo nuk po vinte megjithëse klinika është vetëm 5 minuta larg në këmbë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata thoshin vetëm që nuk kemi ambulancë për momentin pasi është diku tjetër.

Bashkëshortja e tij, ka marrë djalin në dorë dhe ka shkuar tek ambulnaca e lagjes ku i kanë thënë që ta sjellin familjarët në urgjencë.

Por kjo ishte e pamundur pasi Flori ishte shumë i rëndë.

Si ka mundësi që t’i thuhet një nëne të re me një fëmijë në krah silleni këtu të sëmurin, kur mjekët mund të shkonin në këmbë për të ndihmuar një njeri” – tha pastori Muça.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?