Vdekja e dyfishtë në Vlorë, shoqërohet në polici kunata me dy vajzat
Policia e Vlorës ka shoqëruar në komisariat disa prej të afërmve të viktimave Selkie Hoxhallari, 71 vjeçe dhe djali i saj, Olsi Hoxhallari, 43 vjeç me origjinë nga Korça.
Midis të shoqëruarve është edhe kunata e 43 vjeçarit, bashkëshorti i të cilës ka humbur jetën më herët.
Në polici janë shoqëruar edhe dy vajzat e vëllait, rreth 13 dhe 14 vjeçe.
Policia ka shoqëruar mbi 10 familjare dhe të afërm.
Vëllai tjetër i viktimës ndodhet në burg prej dy vitesh.
Ngjarja e rëndë u mësua rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, ku bashkëshorti e Olsi Hoxhallarit gjeti të vdekur në dhomën ku ngroheshin dhe gatuanin burrin dhe vjehrrën e saj.
Paraprakisht, ata u dhanë se ishin djegur nga zjarri por ekspertiza ka zbuluar plagë në kokën dhe fytin e viktimave.
/Ora News.tv/
KOHA JONË SONDAZH

