Vdekja e elektriçistit shqiptar në Greqi, tre te arrestuar

Një shqiptar gjeti vdekjen ditën e djeshme në Greqi. Ai punonte si elektriçist dhe ditën e djeshme, në zonën e Eretria-s ka humbur jetën  bashkë me dy elektricistë grekë nga goditja elektrike.

Shqiptari, i identifikuar si Aleks Bruka, ishte nga Rrësheni dhe baba i tre fëmijëve.

Një ditë pas ngjarjes është bërë arrestimi i tre personave që janë dërguar në Prokurori. Të arrestuar janë përgjegjësi, inxhinieri përgjegjësi i projektit dhe mbikëqyrësi i punëve. Ata po përballen me akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Megjithatë, hetimi për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes vijon ende.

Kujtojmë së nga ngjarja e ndodhur dje, pati edhe një të plagosur i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.

 

SHKARKO APP