Vdekja e Eneas, prokuroria akuza për efektivët: Nuk dhanë ndihmë
”Është provuar shkencërisht nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, se ndaj Enea Ftoji nuk është ushtruar dhunë fizike nga punonjësit e Policisë së Shtetit”,-tha dje zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko, teksa ishte për vizitë tek familja e të ndjerit.
Ndërsa sot, Prokuroria e Korçës ka artikuluar akuzat e para ndaj policëve të Komisariatit të Korçës. Pasi ka rrëzuar akuzat për dhunë, prokuroria ka akuzuar efektivët e Policisë së Korçës se nuk i kanë dhënë ndihmën e nevojshme të arrestuarit.
3 efektivë të policisë sipas prokurorisë e kanë të lënë të vdiste Enea Ftoin, duke mos i dhënë ndihmën e nevojshme. Prokuroria ka grumbulluar prova që tre policët nuk i kanë dhënë ndihmën e nevojshme që Enea Ftoi të shpëtonte.
KOHA JONË SONDAZH

