Vdekja e Florenc Beqirajt, Ambasada Shqiptare në Francë: Po presim hetimin!
Ambasada shqiptare në Francë ka reaguar për herë të parë në lidhje me vdekjen e Florenc Beqirajt, 23 vjeç, i cili u masakrua në burgun e Marsejës, ndërsa mjekët i ndërprenë frymëmarrjen artificial, mbrëmjen e djeshme, në spital ku ndodhej i shtruar prej disa ditësh.
Florenc Beqiraj u deklarua i vdekur nga autoritetet spitalore, ndërkohë që familjarët e tij kanë ngritur akuza ndaj mjekëve të spitalit se kanë vendosur heqjen e tubave që e mbanin në jetë, pa pyetur ato.
Ambasada njofton se çështja do të ndiqet nga afer me autoritetet policore dhe gjyqësore franceze, në pritje të përfundimit të hetimit zyrtar lidhur me rrethanat e vdekjes së të ndjerit Florenc Beqiraj, ashtu edhe me përfaqësuesit ligjorë të familjes.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada e Shqipërisë janë të angazhuara maksimalisht për të qenë pranë të afërmve dhe për kryerjen e lehtësimin e të gjitha procedurave të parashikuara në këto raste sipas ligjit”, thuhet ne reagim.
KOHA JONË SONDAZH

