Vdekja e Lear Kurtit/ Salianji: Të hetohet Ardi Veliu, mbulimi i ngjarjeve është kriminal

Misteri sesi vdiq 32-vjeçari Lear Kurti pas shoqërimit në komisariat, ka sjellë reagime të shumta dhe ka ngritur sërish dyshime ndaj Policisë së Shtetit. Deputeti demokrat Ervin Salianji, thotë se duhet të fillojnë hetimet për Ardi Veliun, i cili për të disa herë ka tentuar të mbulojnë ngjarjet që implikonin policinë.

“Të gjitha provat, dëshmitë tregojnë që nuk janë ato që ka thënë policia, si që e kanë çuar me shenja jete ne komisariat, që nuk kanë ushtruar. Nisja e hetimeve duhet të bëhet për Ardi Veliun, manipuloi edhe ngjarjen e Elbasanit, manipuloi kur u dhunua një fëmijë, adoleshent, pra është përsërits.

Çfarë besimi mund të kesh te prokuoria kur nenin e kishte citur gabim, kur bën deklaratë të përbashkët me AMP, s’kanë punë me njëra-tjetrën. Jemi në regjim, gjithçka kontrollohet nag një dorë, nuk ka përgjegjësi politike. Është i njëjti drejtues që ishte kur u vra Klodian Rasha dhe tha ishte me pistoletë, gjuajti policët. Më kriminale është mbulimi i ngjarjeve”, tha Salianji.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?