Vdekja e mësuesit për shkak të Covid-19, ministrja Shahini shpreh ngushëllimet dhe bën apelin e fortë

Një mësues 47 vjeçar nga Pogradeci, pa sëmundje bashkëshoqëruese, pas 12 ditësh në terapi intensive në spitalin “Shefqet Ndroqi”, nuk e fitoi dot betejën me COVID-19.

Për lajmin ka reaguar e keqardhur edhe ministrja e Arimit, Besa Shahini.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, nxënësve dhe kolegëve të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ndihem shumë e keqardhur për mësuesin tonë nga Pogradeci që ka humbur jetën nga COVID-19 dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, nxënësve dhe kolegëve të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë rast, apeloj fort sërish që të shtojmë kujdesin duke ndërmarrë çdo masë parandaluese për frenimin e koronavirusit, si dhe duke zbatuar me seriozitet çdo rregull e protokoll shëndetësor që ka në thelb mbrojtjen e shëndetit tonë”, shkruan Shahini.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?