Vdekja e minatorit në Martanesh, arrestohet përgjegjësi i firmës që kryente punimet, reagon Policia

Policia e Bulqizës ka arrestuar brigadierin e firmës, që kryente punime në minierë, ku mbeti i vdekur minatori Basri Xhafa, ditën e djeshme.

Në pranga ka rënë 40-vjeçari I. K., i cili sipas uniformave blu nuk ka bërë punën e tij.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Bulqizës ka bërë arrestimin e brigadierit të firmës që po kryente punime në një nga galeritë e Martaneshit nën akuzën e mos marrjes së masave të sigurisë në hapsirat mes kateve të galerisë ku punohej.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas policisë brigadieri I.K 40 vjeç nuk ka bërë punën e tij e për pasojë minatori Basri Xhafa me detyrë vagonist gjeti vdekjen pasi u rrëzua një ditë më parë në thellësi të tokës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?