Vdekja e punëtorit në guroren e Krujës, arrestohen juristi e dy punonjës të firmës

Tre persona janë arrestuar për vdekjen e punëtorit në guroren e Krujës me eksploziv në dorë dhe plagosjen e një tjetri.

55 vjeçari Jaupaj humbi jetën një ditë më parë, pas shpërthimit të tritolit në një gurore në Nikël të Krujës. Ndërkohë i plagosur mbeti edhe shtetasi Gani Demnushi, i cili kishte vetëm dy ditë që ishte punësuar.

Policia ka arrestuar sot në flagrancë përfaqësuesin ligjor të gurores në Krujë, 2 punonjës të firmës si dhe ka shpallur në kërkim administratorin dhe drejtuesin teknik të firmës.


NJOFTIMI I POLICISE

Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 01.03.2020, ku në fshatin Kurcaj të Krujës, duke punuar në një gurore të licencuar, gjatë montimit të minave elektrike humbi jetën shtetasi A. J., 55 vjeç dhe mbeti i plagosur shtetasi G. D., 55 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:

N. J., 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përfaqësues ligjor i firmës.

B. C., 32 vjeç, banues në Kurcaj, Krujë.

G. D., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe janë shpallur në kërkim policor shtetasit:

K. M., 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator, si dhe shtetasi A. K., 66 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse”.

SHKARKO APP