Vdekja e shqiptarit në burg. Media franceze: Ka nisur hetimi, ja cila është pista kryesore

Shqiptari Mentor Rexha është gjetur pa shenja jeta në një burg në Francë. Rasti i tij është pasqyruar edhe në mediat franceze. Sipas gazetës “Le Telegramme”, 36-vjeçari ishte i vetëm në dhomën e paraburgimit dhe dyshimet e para janë se ka vrarë veten.

Megjithatë, shkrimi që mban datën 4 shkurt, pra 3 ditë pas ngjarjes, shkruhet se kanë nisur hetimet, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga motra e tij, Suela.

“Një burrë i burgosur në qendrën e paraburgimit ‘Ploemeur’ u var fundjavën e kaluar. Viktima është një 36-vjeçar shqiptar, i cili ishte i vetëm në qelinë e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Stafi mjekësor lajmëroi menjëherë shërbimet e urgjencës. Stacioni i policisë Lorient tregon se kanë nisur hetimet, ku pista kryesore është vetëvrasja”, thuhet në artikull.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?