Vdekja e të burgosurit, Berisha: Tjetër vrasje shtetërore në burgjet ferr të Ramës

Sali Berisha e cilëson vdekjen e 38-vjeçarit Renalto Tahiri në qelinë e burgut 302 në Tiranë, një krim shtetëror. Berisha shkruan se familjarët e të riut u njoftuan për vdekjen e tij vetëm dy ditë pas ngjarjes, ndërsa i bëri thirrje avokatit të popullit dhe Komitetit Antitorturë të Këshillit të Europës të nisë menjëherë hetimin për këtë ngjarje.

Reagimi i plotë

“Vrasje tjetër shtetërore në burgjet ferr të Edvin Ramës! Të dashur miq, dy ditë më parë vdes në rrethana misterioze Renalto Tahiri, 38 vjeçar i burgosur me akuzën për vjedhje të një biçiklete, dy ditë para vdekjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Familjarët e të ndjerit u njoftuan vetëm dy ditë pas vdekjes së tij në rrethana misterioze të cilat akuzojnë direkt xhelat me uniformë si vrasës të të riut. Shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së viktimës dhe denoncojë si krim të mirfilltë shtetëror si vrasje potencialisht në qeli të të riut Renalto Tahiri.

Swiss Digital Mobile Reklama

I bëjë thirrje avokatit të popullit dhe Komitetit Antitorturë të Këshillit të Europës të nisë menjëherë hetimin për këtë vrasje shtetërore të radhës në burgjet e ferrit të narkoshtetit të Edi Ramës dhe të vendosin sanksionet që parashikon Konventa kundra Torturës në të cilën Shqipëria është palë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?