Vdekja e të rinjëve nga Covid-19, mjeku Kraja: Janë dy shkaqe, vijnë vonë në spital
Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, mjeku Dhimitër Kraja i cili është dhe anëtari më i ri i Komitetit, u pyet për humbjen nga Covid-19 tek të rinjtë, për të cilën tha se janë disa faktorë që ndikojnë.
”Pyetja është e fortë në fakt. Shkaqet janë të ndryshme, është shtuar numri i infeksioneve dhe do të kemi forma të shtuara. Është një gjë që ndodh, nuk është habi e madhe. Faktori i dytë është që mundet, e teprojnë disa persona me trajtimet në shtëpi. Njerëzit shpesh herë e teprojnë dhe duke ardhur vonë kalon edhe koha kur spitali mund të ndërhyjë me protokolle për t’i shpëtuar. Ka edhe faktorë të tjerë, psh. genetik. Gjermania deri para vjeshtës dhe dimrit kishte vdekshmëri të ulët. Vjeshta dhe dimri ka shtuar numrin e vdekjeve mbi 71 mijë”,-tha ai.