Vdekja e të riut dhe 32-vjeçares nga Covid-19, Rakacolli: Më mori mjekja…
Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur për dy vdekjet e pacientëve të infektuar me Covid-19. Bëhet fjalë për adoleshentin nga Elbasani, vetëm 18-vjeç dhe 32-vjeçaren shtatzënë që vetëm pak kohë më parë lindi fëmijën.
Për Report Tv, Rakacolli tha se të dyja humbjet ishin të rënda dhe kishin prekut edhe bluzat e bardha, duke shtuar se një prej mjekeve e kishte marrë në telefon duke qarë.
”Mjekët bënë të pamundurën, por situata ishte e rëndë nuk ia dolën dot as mjekët dhe as vetë djali 18-vjeçar. Kjo na bën që t’i këshillojmë të rinjtë. Shohim një mentalitet tek ata që mendojnë se edhe nëse na zë e kalojmë lehtë. Duhet ta marrin më seriozisht dhe të mbrohen. Edhe nëna 32-vjeçare nuk ia arriti dot dhe pse u përpoqën shumë mjekët. Duhet të bëhej një ndërhyrje, u shpëtua fëmija që edhe sot është mirë, 4-5 ditë ajo ishte mirë dhe u mendua që do kalonte, por ky është Covid-19, një sëmundje e rëndë që të kap në pabesi”.