Vdekja e turistëve rusë në Kavajë, në hetime përfshihet edhe ushtria. Dyshime për agjentë biologjikë
Ushtria shqiptare dhe Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes është përfshirë në hetimet e vdekjes së 4 turistëve rusë në Qerret të Kavajës disa muaj më parë.
Ushtria shqiptare dhe Ministria e Mbrojtjes ka laboratorin, por edhe pajisjet për të zbuluar përdorimin e agjentëve biologjikë që dyshohet se mund t’i kenë marrë jetën turistëve.
Kryefamiljari ka qenë kolonel në Moskë dhe kjo ka përfshirë në hetime edhe Agjencinë e Inteligjencës, Sigurisë dhe Mbrojtjes, ish-Shërbimi Informativ Ushtarak. Pak kohë më parë, asnjë prej institucioneve shqiptare nuk mori përsipër ekzaminimin e provave.
Pas mostrave të ujit për të përcaktuar përmbajtjen e klorit, Instituti i Shëndetit Publik tha se nuk ishin marrë konform procedurave. Siguria ushqimore ktheu përgjigje negative.
KOHA JONË SONDAZH

