Vdekja e turistëve rusë, pistë hetimi janë agjentët kimikë ose biologjikë

Ushtria shqiptare zhvilloi eksperimentin hetimor për të mësuar më shumë mbi shkaqet e vdekjes së 4 turistëve rusë këtë verë në Qerret të Kavajës, hetimit të çështjes i janë bashkangjitur dhe partnerët e huaj.

Pas dy ditëve prani të strukturës së posaçme të ushtrisë në ambientet e hotelit në Qerret të Kavajës dyshimet kryesore të grupit hetimor janë se mbi turistët rusë mund të jenë përdorur agjentë kimikë ose biologjikë. Kjo për arsye se pistat e tjera janë rrëzuar pas kryerjes së ekspertimeve të ujit apo dhe masës së dioksidit të karbonit të lëshuar nga pajimet e hotelit.

Katër anëtarët e familjes Burenkov para se të mbërrinin në hotel kishin vizituar Ohrin. Sipas dëshmive edhe të punonjësve të hotelit, ata kishin marrë një makinë me qira, ndërsa lëviznin herë pas here. Ata u gjetën pa shenja jete nga recepsionistja e hotelit, ndërsa analiza paraprake e mjekësisë ligjore ka nxjerrë se shkak i vdekjes ka qenë asfiksia.

SHKARKO APP