Vdekja e zv. ministrit kosovar – Qeveria shqiptare ngushëllon familjen Daci

Qeveria shqiptare ka ngushëlluar familjen e zv.ministrit të Diasporës, Arianit Daci, i cili humbi jetën ditën e sotme ndërsa ishte duke bërë ski në Brezovicë.

Mesazhi i ngushëllimit është përcjellë nga Zëdhënësja e Qeverisë, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila përmes rrjeteve sociale i shpreh ngushëllime familjes Daci si dhe Qeverisë së Kosovës.

“Ngushëllime të ndjera familjes Daci për humbjen e njeriut më të dashur, ngushëllime qeverisë së Kosovës për humbjen e zv.ministrit të Diasporës! U prehtë në paqe shpirti i Tij!”- shprehet ministrja Spiropali në mesazhin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?