Vdekja tragjike e 4 shqiptarëve në Gjermani, zbardhet emri i një prej viktimave

Katër shqiptarë humbën jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, pas një aksidenti tragjik në punë në një kantier ndërtimi në Hamburg të Gjermanisë.

Sakaq është identifikuar një prej viktimave. Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Albert Zorba, teksa pritet edhe identifikimi i të tjerëve.

Grupi i punëtorëve shqiptarë ishin në gjermani me pasaporta false bullgare, gjë e cila solli edhe identifikimin me vështirësi të tyre, ndërsa tek punëdhënësi shtetas kosovar punonin në të zezë.

Mbrëmjen e djeshme është nxjerrë nga rrënojat një tjetër trup. Administratori shqiptar nga Kosova i firmës që kishte regjistruar shqiptarët me dokumente false është zhdukur.

Ngjarja ndodhi teksa shqiptarët po punonin për ndërtimin e një pallati në zonën e HafenCity. Mendohet se ka ende viktima nën rrënoja dhe po punohet për nxjerrjen e trupave.

700 punëtorët që punojnë çdo ditë në kantierin e madh të ndërtimit të qytetit Hafen u urdhëruan të evakuoheshin menjëherë në vendin ku ndodhi tragjedia. Skela ku po punonin shqiptarët në katin e tetë të një pallati u shemb dhe ra në një bosht ashensori.

SHKARKO APP