Vdekjet nga Covid, Vasjari: Është e pamundur të bësh kalkulime të përafërta, jo më të sakta. Lubonja: Çfarë tregon realiteti në Shqipëri
Në emisionin “Real Story” në News24 u fol sot për debatin e nisur pas akuzave të kryedemokratit Basha se qeveria ka fshehur numrin real të viktimave nga Covid 19 në periudhën mars-tetor. Një panel specialistësh të fushës dhe analistë dhanë mendimet e tyre
Për Arjan Vasjarin, në këtë situatë përcaktimi i saktë i viktimave nga Covid duket i pamundur. Ndërsa Lubonja tha se sa i përket rastit tonë, duhet zbuluar nëse tek përcaktimi i numrit të viktimave ka pasur apo jo influencë politike.
Vasjari: Unë mund të them se se u bëmë epidemiologë autodidaktë, por ka disa raste që duhet t’ua lëmë profesionistëve të flasin. Me aq sa lexoj është e pamundur të gjesh saktësisht të bësh kalkulime të përafërta, është e pamundur. Në fazën e parë mungonin testet se edhe po të vdiste dikush ti nuk e identifikoje dot.
Lubonja: Ka shumë nga ata që kanë thënë se ky është një grip i zakonshëm, pra është thënë që shumica e kalojnë pa simptoma dhe në fatalitet shkon 20%. Në Itali vdesin moshat e mëdha mbi 80 vjeç. Në Gjermani një numër i pakët i të vdekurve, doli numër i ulet se nuk i fusin ata që kanë sëmundje të tjera bashkëshoqëruese si viktima të Covid. Mendimi im është të thuash që Covid s’ka qënë influente në vdekjen e dikujt është pak relative. Debati jonë shtrohet mbi këtë çështje, nëse këta mjekët tanë e bënë këtë punë jashtë çdo influence politike, apo se kishte udhëzim që të tregojmë që jemi vendi më i suksesshëm në botë për të luftuar Covid.
Ideja se nuk duhen tamponë në konkordancë me mungesën e tamponëve. Askush se kupton që s’kanë lekë këta për tamponë apo nuk duhen bërë. Unë kudo kam dëgjuar edhe në Kore dje, tani ka vetëm 300 e ca infeksione se bënë një sistem të tërë tamponimi.