Vdes emigranti në kufi me Maqedoninë, mbeti pesë ditë pa bukë e ujë

Një emigrant sirian  ndërroi jetë para disa ditëve në Maqedoni pasi kishte qëndruar në zonën kufitare me Greqinë për pesë ditë pa bukë e pa ujë. Kjo është konfirmuar edhe nga Mersila Smailoviç, që përfaqëson organizatën joqeveritare ‘Legis’ nga Shkupi.

“Për fat të keq asnjë organizatë joqeveritare nuk shkoi për të marrë në zonën midis kufijve 25- vjeçarin, i cili para dy ditëve ndërroi jetë në Gjevgjeli. Një nga familjarët e tij ka ardhur nga Gjermania dhe po përgatit dokumentet dhe mundësinë për varrimin e tij.” Kësisoj, fati i tij rezultoi vërtet i dhimbshëm pasi për t’i shpëtuar luftës në Siri humbi jetën në mes të Europës, ku nuk i është dhënë as ndihma më e vogël për të mbijetuar.    

SHKARKO APP