Vdes i burgosuri, Berisha: Përfundoi në gjendje kome pas dhunës shtazarake të kriminelëve me uniforme
Sali Berisha ka reaguar pas vdekjes së të riut Jani Rustemi në QSUT, pasi ky i fundit mbahej në paraburgim për vjedhjen e një tapeti.
Sipas Berishës, Rustemi u dërgua në spital në gjendje kome pas “keqtrajtimit shtazarak nga kriminelët me uniformë”, ndërsa shtoi se sipas familjarëve të tij ndaj të riut është ushtruar “dhunë e egër”.
Berisha e cilësoi këtë ngjarje si një krim horror shtetëror, ndërsa i bëri thirrje Avokatit të Popullit si edhe Komitetit të Antitorturës të Këshillit të Europës të hetojnë mbi atë që ndodhi.
KOHA JONË SONDAZH

