Vdes këngëtari Xhorxh Majkëll
Xhorxh Majkëll, këngëtari me famë ndërkombëtare, ka nderruar jetë sot në moshën 53-vjecare. Mediat ndërkombëtarë BBC dhe CCN shkruajnë së këngëtari ka ndërruar jetë në banesën e tij në Londër.
Në rininë e tij Majkëll ka pasur probleme serioze me drogën. Policia e Londrës në një njoftim të shkurtër tha se “nuk ka asnjë rrethanë dyshuese” për shkaqet e vdekjes së artistit, duke e klasifikuar si vdekje natyrore.
Majkëll u bë i njohur në fillim të viteve ’80 të shekullit të kaluar. Shumë prej hiteve të tij u bënë popullore në Shqipëri pas viteve ’90. Në karrierën e tij, Majkëll numëron mbi 100 milionë disqe të shitura.
Emri i tij i vërtetë është Georgios Kyriacos Panayiotou dhe ka lindur më Londër me 25 Qershor 1963.
Talentin e tij si këngëtar, kompozitor dhe producent muzikor e ka bërë George Michael një prej artistëve më të mëdhenj të shitur në botë.
Pas suksesit të hershme si dyshe në grupin “Wham”, ai vazhdoi për të ndërtuar një karrier solo që i solli atij një varg çmimesh dhe e bëri atë një multi-milioner.
Por, ka pasur raste kur beteja e tij me drogën dhe takimet e shpeshta me policinë kërcënuan t’ia errësonin talentin e tij muzikor.
Georgios Kyriacos Panayiotou i njohur me emrin artistik si George Michael ka qenë këngëtarë, tekste shkruajtës dhe producent Anglez, me prejardhje Greko-qipriote.
George ka lindur më 25 qershor 1963 në Londër dhe ka vdekur më 25 dhjetor 2016 në moshën 53-vjeçare. Fama e tij ka arritur kulmin në vitet 1980-1990, dhe ka shitur mbi 80 milion albume.
Në vitin 2008 është renditur nga revista “Billboard” në vendin e 40, si këngëtari më i suksesshëm në histori.
Në vitet 1981-1986 ai ka kënduar së bashku me Andrew Ridgeley në grupin “Wham”.
I pari që këndoi në Kinë
Kushdo që shkoi për të parë “Wham”, në Kinën e vitin 1985 kujton të njëjtat hollësi. Dritat verbuese, vala e madhe e zhurmës kur filloi muzika dhe veshjet e veshura nga dueti, George Michael dhe Andreë Ridgeley.
Në vitin 1985, Kina sapo ishte duke hapur kufijtë me botën e jashtme pas Revolucionit të trazuar kulturor.
Në të njëjtën kohë, “Wham”, ishin të etur për të provuar se ata ishin grupi më i madh në botë për muzikën pop. Një koncert në Kinë ishte bileta që u duhej.
Menaxheri i dyshes, Simon Napier-Bell, u përpoq të bindte zyrtarët kinezet gjatë një dreke që koncerti-turne ishte një ide e mirë.
Dy javë pasi qeveria kineze i dha dritën e gjelbër, “Wham”, ishin duke performuar në Pekin dhe qytetin jugor të Guangzhou në prill të 1985.
Dyshja u bë grupi i parë perëndimor që luante brenda në Kinë, duke mposhtur kandidatët e tjerë “Queen” dhe “Rolling Stones”.
KOHA JONË SONDAZH

