Vdes në burg, avokati i Andon Mëhillajt tregon se kush është shkaku

Edmond Dema, avokati i Andon Mëhilliajt, i cili u gjet i pajetë në qelinë e burgun e Peqinit, ka deklaruar se flitet që klienti i tij mund të ketë pësuar atak kardiak, por sipas duhet të pritet autopsia për këtë ngjarje. ”Flitet që ka pësuar atak karidak, do i bëhet autopsia. Koha e gjatë e mos-gjykimit mund t’i ketë lodhur mendjen dhe zemrën. Në burg ka tentuar të vetëvritet, preu damarët”.

Për sa i përket rekursit për dënimin e dhënë nga Krimet e Rënda, avokati Edmond Dema është shprehur se klienti i tij nuk i ka pranuar kurrë akuzat që rëndonin mbi të.

”E kemi pasur gjyqin në mes se kemi qenë me rekurs në gjykatën e lartë. Gjatë gjithë kohës ka pretenduar për pafajësi. Në këto kushte edhe për hatër të fëmijëve, gjithmonë shpresonte. Kishte shpresa, shqetësimi i tij ky ishte. Para rreth dy muajsh kam folur me telefon. Kam folur edhe me familjarët. Se prisnim ngritjen e Gjykatës së Lartë. Ai ka pas një trastë me ilace, anti-depresantë. Ka patur tentativë për vetëvrasje, preu damarët. Ishte njeri i dobët konkretisht, por akuzat si ka pranuar asnjëherë. Ai thoshte pse më kanë quajtur ‘kapo’ i grupit. Por financat e tij lenin për të dëshiruar. Po ankthi i tij ishte i shtuar. Me vdekjen e tij besoj se i mbylli të gjitha. Gjykimi i tij u bë me dyer të mbyllura. Ai që e implikonte ishte Julian Sinanaj ku edhe ky i ka mohuar shumë akuza. Prandaj ne edhe bëmë rekursin”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?