Vdes në një aksident tragjik 29-vjeçari shqiptar në Santorini

Një 29-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të regjistruar në ishullin grek të Santorinit.

Sipas informacioneve paraprake, mediat vendase raportojnë se i riu shqiptar ka qenë duke drejtuar një motor në momentin kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur “kokë më kokë” me një automjet tjetër dhe më pas ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Makina drejtohej nga një 27-vjeçare, e cila nuk ka pësuar lëndime.

Përplasja e rëndë shkaktoi plagosjen me pasojë vdekje të drejtuesit të motorit, i cili u transportua me autoambulancën e EKAV në Spitalin e Përgjithshëm Thira, ku u konstatua vdekja.

Policia rrugore po heton rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.

SHKARKO APP