Vdes në vend 42 vjeçarja që u vetëhodh nga kati i tetë

Nje 42 vjeçare ka ndërruar jetë pasi dyshohet të jetë hedhur nga taraca e katit të tetë të në pallati.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ne Fier, ne lagjen “16 Prilli”. Sipas policisë, B.Sh, 42 vjeçe, dyshohet se është hedhur nga taraca e katit të 8-të, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak

Sot më datë 26.06.2020, rreth orës 09:35, në lagjen “16 Prilli”, Fier, shtetasja B.Sh, 42 vjeçe, dyshohet se është hedhur nga taraca e katit të 8-të, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Sipas familjarëve kjo shtetase është hedhur vet nga taraca, pasi ka pasur shënja depresioni.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP