Vdes nga i ftohti foshnja disa muajshe e komunitetit rom në Shkozë

 

Pas vdekjes së foshnjes 1 muajshe në Durrës, një tjetër foshnje e komunitetit rom ka ndërruar jetë, kësaj here në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në Shkozë, ku familja rome jetonte në barake.

“Më datë 28.11.2015, në orët e para të mëngjesit, në një barake në zonën e Shkozës, një foshnjë  me iniciale M. M, disa muajsh ka ndërruar jetë” thuhet në komunikatën e policisë.

Nga hetimet e para rezulton se  shkak i vdekjes ka qenë i ftohti në mjedisin ku jetonte foshnja, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Pas preçedentit në Durrës, Avokati i Popullit ka përsëritur disa herë apelin nga pushtetit vendor që të marrin masa për strehimin e komunitetit rom dhe egjiptian si dhe personave të tjerë të pastrehë për të shmangur humbjet në jetë njerëzore.

SHKARKO APP