Vdes një 27-vjeçar në paraburgimin e Korçës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë.

Enea Ftoi është 27 vjeçari i cili ka humbur jetën në qelinë e paraburgimit.

Mësohet se ai ishte arrestua dy ditë më parë për “vjedhje me dhunë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas policisë i riu u gjet i pajetë në ambientet e paraburgimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vdekja dyshohet të jetë natyrale. I riu ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe ka qenë i dënuar më herët për vjedhje.

Ai u arrestua dy ditë më parë pasi i rrëmbeu nga qafa varësen një qytetareje. Bëhet me dije se trupi i pajetë i tij ndodhet në morgun e qytetit.a

Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?