Vdes një grua në plazhin e Velipojës

Një grua rreth 70 vjeçe ka vdekur në Velipojë. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur rojet bregdetare të një biznesi në afërsi.

Por ambulanca ka vonuar më shumë se 30 minuta dhe kjo ka bërë që gruaja të ishte pa puls në momentin që mbërritën bluzat e bardha!

Swiss Digital Desktop Reklama

Fatkeqësisht e moshuara ka ndërruar jete.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas të dhënave pushuesit kanë njoftuar urgjencën e Shkodrës dhe jo qendrën Shëndetësore në Velipojë, çka ka sjellë dhe vonesën e ambulancës.

Nuk ka ende një informacion zyrtar nga policia e Shkodrës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?