Vdes tragjikisht e moshuara në Tiranë, bie nga lartësia e pallatit
Aktualitet E Martë, 24 Qershor 2025 14:36
Një e moshuar ka humbur jetën tragjikisht paraditen e kësaj të marte në Tiranë.
Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasja B. Xh., rreth 88 vjeçe, e cila dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35, në rrugën “Egnatia”, teksa e moshuara ka humbur jetën në vend.
Policia thotë se po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
KOHA JONË SONDAZH

