Vdes turistja në Valbonë, australiania ra në humnerë
Aktualitet E Martë, 20 Prill 2021 21:56
Një turistë australiane ka humbur jetën në Qafën e Valbonës në Tropojë, pasi ka rënë aksidentalisht në humnerë.
Turistja 56-vjeçare me iniciale A.V shoqërohej nga bashkëshorti i saj në momentin e aksidentit.
Ndonëse personat e pranishëm janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë, rënia nga lartësia 80 metra në humnerë ka rezultuar fatale për jetën e 56-vjeçares.
Zona e Valbonës është ndër më të frekuentuarat nga turistët vendas e të huaj.
KOHA JONË SONDAZH

