Vdesin dy shqiptarë, tentuan t’i shpëtonin policisë

 

Dy shqiptarë kanë mbetur të vdekur ndërsa po përpiqeshin t’i iknin policisë italiane, e cila po i ndiqte për vjedhje.

Mediat italiane raportojnë se dy shqiptarët, nga mosha 30 deri në 35 vjeç, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, janë identifikuar falë shenjave të gishtërinjve.

Policia është vënë në ndjekje të tyre pasditen e djeshme, pasi është vërtetuar se ishin përgjegjës për disa vjedhje të kryera në zonën e Colle Salomonios.

Ata po udhëtonin me një mjet, i cili gjithashtu rezultonte i vjedhur. Pasi nuk kanë parë mundësi shpëtimi, ata janë hedhur nga një lartësi duke mbetur të vdekur.

Policia bëri të ditur se në ngjarje është përfshirë edhe një person i tretë, i cili është parë të hidhej, por mesa duket ka qenë më me fat.

SHKARKO APP