Vdiq në traget, pasagjerët: Nuk i dhanë ndihmë

Ndërron jetë një person në tragetin e linjës Bari-Durrës. Viktima është shtetasi Isa Koni, 58 vjeç, nga Marikaj.

Sipas dëshmive të personave të pranishëm, ai është ndier keq në traget dhe ka kërkuar ndihmë. Por pak minuta më vonë ka ndërruar jetë.

Pasagjerët thonë se nuk i është dhënë ndihma e parë dhe se në traget nuk kishte staf mjekësor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Informacioni paraprak i policisë

Swiss Digital Mobile Reklama

Më datë 03.08.2018, rreth orës 03:00, në tragetin e linjës Bari  -Durrës ka ndërruar jetë në traget shtetasi I.K. 58 vjeç , banues në Vorë.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe ekspertët e fushës po punojnë për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?