Vdiq sot, ish-deputeti arvanitas mori pjesë në varrimin e diktatorit Hoxha (VIDEO)

Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare, ish-deputeti grek Manolis Glezos si pasojë e një ataku kardiak. Ish-deputeti arvanitas përveç qendrimeve të tij pro shqipërisë, njihet edhe për pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e varrimit të ish diktatorit Enver Hoxha. Në fjalën e tij, Glezos pyeti kreun e Parlamentit grek nëse ishte i sigurt që ishte grek pasi mbiemri i tij ishte arvanitas. “Ne jemi fqinj (me shqiptarët sh.r), gruan mund ta largosh nga shtëpia, edhe djalin mund ta largosh, por fqinjin jo”, u shpreh ai ndër të tjera në atë fjalim që mbetet një ndër më të fortit sa i përket shqiptarëve në Parlamentin grek.

SHKARKO APP