Vd@kja e çiftit shqiptar në SHBA, policia: Gruaja vr@u burrin më pas…

Vdekja e një çifti shqiptar nga Kosova në një ndërtesë shumëkatëshe luksoze në Hallandale Beach, në SHBA, ka tronditur vendin atje. Policia tha se viktimat janë 34-vjeçari Pajtim Krasniqi dhe bashkëshortja e tij, 27-vjeçarja Sabrina Krasniqi, ku ka rezultuar se kjo e fundit ka qëlluar për vdekje bashkëshortin e saj dhe më pas veten.

“Përmes hetimeve është konstatuar se Sabrina Krasniqi ka qëlluar për vdekje disa herë bashkëshortin e saj dhe më pas veten. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre të përbashkët”, tha policia në një njoftim për media.

Një regjistrim i siguruar nga policia i të shtënat me armë zjarri tregon pesë të shtëna radhazi, të ndjekura nga një pauzë e shkurtër dhe më pas një e shtënë e gjashtë. Ndërkohë, banorët e zonëns tregojnë se ata kishin dëgjuar të bërtituara.

“Dëgjuam të bërtitura dhe ishte e frikshme. Dëgjova të shtënat dhe më pas pas disa minutash makinat e policisë dhe ishte një skenë e mbushur me njerëz”, tha Max Braendlin, i cili jeton në atë lagje.

SHKARKO APP