Vd*kja e Navalnyt, Sali Berisha nga dritarja e banesës: 1 minutë heshtje për këtë luftëtarë të lirisë

Nga dritarja e banesës, ku poshtë ishin edhe mbështetësit e tij, Sali Berisha ka kërkuar që të pranishmit të mbajnë 1 minutë heshtje për vdekjen e opozitarit rus Alexei Navalny. Berisha e quajti Navalnyn luftëtarë të lirisë dhe frymëzim për të gjithë ata që luftojnë kundër diktaturave dhe regjimeve putiniste.

”Të dashur qytetare dhe qytetarë, qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë të dinjitetit njerëzor, të guximit, kurajos, misionarë të shpresës dhe të ardhmes tonë. Një përshëndetje të përzemërt ju dhe mbarë qytetarëve shqiptarë që shohin 20 shkurtin si ditën e ngadhënjimit, si ditën e triumfit të dinjitetit të qytetarit shqiptar, triumfit të Shqipërisë dhe kombit tonë.

Në këtë fjalë dua të shpreh nderimin tim më të thellë për veprën e pavdekshme të disidentit, opozitarit të pamposhtur ndaj regjimit diktatorial, barbar të Vladimir Putinit, Aleksej Navalnyt. Për çdo njeri që lufton për liri dhe dinjitet, Navalny do të mbetet frymëzimi i tij.

Ai kaloi jo njëherë, por disa herë nga vdekja në vdekje dhe kurrë nuk pushoi së luftuari kundër diktatorit mizor dhe regjimit të tij. Ndaj dhe ju ftoj ju luftëtarë të lirisë, ta nderojmë me 1 minutë heshtje këtë luftëtarë të lirisë, frymëzim për të gjithë ata që luftojnë kundër diktaturave, regjimeve putiniste kudo që ndodhen”,-tha Berisha.

SHKARKO APP